Mancini: Mund të qëndroja edhe 10 vite të tjera në atë detyrë, një ditë dua të drejtoj këtë ekip

15 Janar 2024
10:39
Telesport
back button

Roberto Mancini la verën e kaluar drejtimin e kombëtares italiane për të marrë përsipër detyrën e trajnerit të Arabisë Saudite. Ai largim krijoi mjaft polemika, por tashmë situata është qetësuar.

Lamtumira nga Italia? Kur ndodhin këto gjëra të vjen keq. Ndonjëherë një trajner e largojnë, ndonjëherë ai jep dorëheqjen. Unë ndihesha mjaft mirë si trajner i Italisë dhe do të qëndroja edhe 10 vitë të tjera aty”, tha Mancini.

Duke folur për aventurën në Arabi, trajneri italian shton: “Edhe këtu, në Arabinë Saudite, ndihem mirë. Madje puna është mjaft e vështirë. Gjuha arabe? Kam mësuar disa fjalë”.

Pak ditë më parë ishte 1-vjetori i ndarjes nga jeta i Gianluca Vialli, “binajku” i Roberto Mancini. “Kemi kaluar momente të bukura së bashku. Te Sampdoria ishim të rinj dhe jemi argëtuar. E ndjej gjithnjë pranë meje. miqësora e përjetshme mes nesh kalon çdo kufi”, tha Mancini.

Vialli ka shumë rëndësi në fitoren e Europianit, pasi ishte karizmatik. Sampdoria? Që nga dita që jam larguar ka mbetur një ëndërr e imja që një ditë të rikthehem aty. Kam kaluar 15 vite te Sampdoria dhe do të më pëlqente të rikthesha. Aty shkruam historinë e futbollit italian”, u shpreh Roberto Mancini.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit