Mancini, pas shkarkimit nga Arabia Saudite: Këtu ka mungesë eksperience për futbollin e nivelit të lartë

25 Tetor 2024
9:46
Alfred Lleshi
back button

Gazeta “Il Messaggero” raporton sot deklaratat e para të Roberto Mancinit, pas vendimit të trajnerit italian për t’u larguar, në marrëveshje të ndërsjellë me federatën përkatëse, nga stoli i kombëtares së Arabisë Saudite: “Në Arabi duhet durim, sidomos tani që lojtarët vendas nuk aktivizohen rregullisht në klube. Drejtuesit janë shumë të mirë, por ende nuk ka përvojë të madhe për futbollin e nivelit të lartë”.

Mancini po largohet pas 14 muajsh me probleme. Në këtë periudhë kohore ai arriti 9 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje në 23 ndeshje, por pas sfidave të fundit kundër Japonisë dhe Bahreinit, lamtumira e tij tashmë ishte në dritë të diellit.

Pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës në Katar si trajner i Italisë, Mancini nuk do të jetë trajner as në vitin 2026 dhe për këtë arsye nuk do të marrë pjesë në Botërorin e ardhshëm. “Kualifikimi me Arabinë Saudite, – shtoi ai, – do të ishte një operacion i vështirë për shkak të vështirësive të krijuara nga ardhja e kaq shumë të huajve. Unë nuk kisha as 50% të titullarëve të kombëtares, që luanin rregullisht në kampionatin vendës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit