Mancini rrëfen ferrin: Është absurde dhe e papranueshme

22 Mars 2020
15:52
Denis Hakanaj
back button

Pandemia Covid-19 po fshin nga faqa e dheut jetë njerëzish. Çdo ditë, buletini është gjithnjë dhe më  i rëndë dhe është e vështirë të shihet një dritë në fund të tunelit. Janë të shumtë ata që kanë humbur familjarët dhe miqtë e dashur.

Edhe trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka rrëfyer për La Gazzetta dello Sport se ka humbur një mik në Bergamo: “Kemi luajur futboll bashkë në fëmijëri, më mori motra ime për të më dhënë lajmin. Imazhet e ushtarakëve që marrin arkivolet nga Bergamo kanë qenë një si një grusht në fytyrë”, ka thënë Mancio.

“Askush nuk ishte gati për këtë ferr. Njerëzit vdesin sepse mungojnë krevatet në reanimacion. Është absurde dhe e papranueshme. Gjithë këta njerëz meritonin Europianin për të rifilluar jetën normale. Por pas një viti, unë pres një Europian të një niveli të lartë”.

“Do të provojmë të fitojmë një trune të madh. Dhe pres momentin e himnit. Do të jetë një emocion i mrekullueshëm, shumë i fortë”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit