Man.City dorëzon titullin, e vendos profecia e Guardiolas

8 Tetor 2019
20:35
back button

Nga gjah në gjahtar. Vetëm në xhiron e pak muajve bota e Manchester City është përmbysur dhe shkëputja e Liverpool tanshmë shqetëson. “Qytetarët” duhet të rekuperojnë 8 pikë. Një distancë aspak indiferente, edhe sepse skuadra e Pep Guardiolas ka bërë një start të vështirë të sezonit.

Ajo që shqetëson edhe më shumë tifozët e Manchester City është një frazë e vetë trajnerit Pep Guardiola. Në vitin 2014 trajneri spanjoll, në librin e tij “Rrëfimet e Pep”, një lloj dorëshkrimi për mënyrën se si fitohej kampionati, Guardiola pat diktuar një teoremë.

“Në tetë ndeshjet e fundit fitohet titulli, por janë tetë ndeshjet e para ato që përcaktojnë nëse e ke humbur atë”! Nëse kjo teori do të konfirmohej, atëherë “Qytetarët” do të rrezikonin t’i jepnin lamtumirën titullit kampion dhe ëndrrës së tripletës në Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit