Mane bën tifozët e Bayern-it të ëndërrojnë: “Ja çfarë premtoj për sezonin e ardhshëm”

29 Qershor 2022
15:21
Denis Hakanaj
back button

Sadio Mane ka qenë padyshim një nga goditjet më të mëdha të merkatos së verës. Transferimi i senegalezit te Bayern Munich është një super përforcim që do t’i bëjë gjermanët mes skuadrave më të forta në Europë, edhe në sezonin e ardhshëm.

Një sezon, ai 2022-23, ku bavarezët do  të provojnë të bëjnë më mirë në Champions League. Blerja e re e Bayern-it ka folur pikërisht për Kupën në një intervistë të dhënë për Bild:

“Sigurisht që i kam parë ato ndeshje. Më duket se Bayern-i ka bërë gjithçka ishte e mundur, por nuk ka arritur rezultatin më të mirë”, ka thënë ish-ylli i Liverpool-it.

“E njoh atë ndjesi sepse e njëjta gjë që i ka ndodhur Liverpool-it kundër Atletico Madrid në 2020-ën. Premtoj se sezonin e ardhshëm do të jetë gjithçka ndryshe”.

Megjithatë, Mane mund ta ketë të vështirë ta mbajë premtimin pa Leëandoëski-n, i cili ka kërkuar largimin nga  klubi bavarez: “Sigurisht, ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë.

“Por nuk jam personi që mund të flasë për të ardhmen e tij ose të këshillojë se çfarë duhet të bëjë klubi në një situatë apo një tjetër”, ka shtuar senegalezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit