Mane i del në mbrojtje të preferuarit të tij: Meriton më shumë  respekt se unë dhe Salah

23 Shkurt 2021
21:43
Denis Hakanaj
back button

Sadio Mane ka folur për Roberto Firmino në një intervistë të dhënë për ESPN Brasil, duke i dalë në mbrojtje brazilianit:

“Merito më shumë respekt se unë dhe Salah. Por ky është futbolli, shihen vetëm golat e shënuar”, ka thënë senegalezi për shokun e skuadrës te Liverpool-i.

“Mendoj se pa Bobby-n, as unë dhe as Mo nuk do të shënonim kaq shumë, të them të drejtën. Ai na i bën gjërat më të lehta. Besoj se Brazili është me fat që ka Firmino-n”.

“I them gjithmonë: ‘Bobby, ndrysho kombësi dhe përfaqëso Senegal-in’. Është shoku i skuadrës i preferuar”.

Në ditët e fundit, Roberto Firmino ka përfunduar në shënjestrën e kritikës për shkak të periudhës së keqe që po kalon skuadra e Klopp. Gjashtë gola për të deri tani në këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit