“Mane mund ta kishim marrë në 2014-ën”, prapaskena: Ja pse nuk e bëmë

27 Qershor 2022
14:36
Denis Hakanaj
back button

Ish-drejtori teknik i Bayern Munich, Michael Reschke, ka zbuluar se klubi i Mynihut e ka ndjekur Sadio Mane edhe tetë vite më parë.

“Blerja e Mane është diskutuar te Bayern-i në vitin 2014-të. E kemi parë si një sulmues krahu. Por Ribery dhe Robben ishin më të mrië se ai dhe kishin përparësi.

“Por tani nuk është i njëjti Mane si tetë vite më parë. Ishte një sulmues krahu me të vërtetë i talentuar, shpërthyes me një ritëm të pabesueshëm.

“Tani është një lojtar i pjekur. Për sa i takon taktikës, tani kemi të bëjmë me një lojtar komplet ndryshe”, ka thënë Reschke, aktualisht drejtues i Stuttgart-it.

Sulmuesi senegalez u transferua te Bayern Munich këtë verë për 32 milionë euro pas gjashtë sezonesh të kaluar me fanellën e Liverpool-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit