Manuel Akanji ngre flamurin e bardhë mbi titullin kampion!

26 Dhjetor 2024
22:44
Telesport
back button

A do të dalë ndonjëherë Manchester City nga kriza? Pak më pak se dy muaj më parë do të ishte absurde të ngrihej kjo pyetje, megjithatë skuadra yjeve drejtuar nga Pep Guardiola ka rënë në mënyrë të pashmangshme në vendin e shtatë në Premier League, madje edhe jashtë zones europiane.

Mbrojtësi i kampionëve në fuqi të Anglisë, Manuel Akanji, ka folur për Amazon Prime për të analizuar barazimin 1-1 ndaj Evertonit sot: “Mendoj se bëmë shumë më tepër për te fituar ndeshjen. Krijuam shumë raste, fatkeqësisht arritëm të shënonim vetëm një gol dhe pësuam një gol qe mund te shmangej, por kështu shkon futbolli.

Sot ishte një ndeshje në të cilën mund të kishim shënuar tre ose katër gola, por topat nuk donin te futeshin ne rrjete. Por të them të vërtetën – vazhdon zviceriani –  edhe mund të ndodhte që të rrezikonim humbjen në minutën e fundit. Ne po përpiqeshim të sulmonim, por mendoj se ishte si 6 kundër 2 para portës. Duhet të besojmë deri në momentin e fundit se mund ta fitojmë ndeshjen”, sugjeroi ai.

Për shpresat e Cityt për titull: “Sezoni nuk ka mbaruar, por nuk është një objektiv për ne për momentin fitimi i kampionatit. Ne duhet të përqendrohemi lojë pas loje dhe ndeshja e radhës kundër Leicesterit nuk do të jetë e lehtë, veçanërisht duke marrë parasysh formën që kemi. Ne duhet të fokusohemi në aspektet pozitive Kemi bërë shumë gjëra mirë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit