“Maradona? Po të kishte luajtur tek Juventus, do të ishte akoma gjallë”

27 Nëntor 2020
16:40
Denis Hakanaj
back button

“Maradona do të ishte akoma gjallë, nëse në atë kohë do të kishte luajtur tek Juventus dhe jo te Napoli”.

Ish-futbollisti i Juventus-it, Antonio Cabrini, ka folur në këtë mënyrë për kampionin argjentinas të ndarë nga jeta në ditët e kaluara.

“Flasim për një legjendë, një kundërshtar xhentëlmen që si shumë kampionë të tjerë ka dhënë më të mirën dhe më të keqen e vetes”, ka vazhduar Cabrini për Irpinia TV.

“Ambienti i Juventus-it do ta kishte shpëtuar, jo klubi, por pikërisht ambienti. Dashuria për Napoli-n ka qenë aq e madhe dhe autentike, sa edhe e sëmurë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit