Maradona sfidon hapur Messin, ja çfarë i kërkon për… Covid-19

5 Gusht 2020
12:09
Alfred Lleshi
back button

“Conmebol” (Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut) ka nisur sfidën “Së bashku për Amerikën e Jugut”, e cila është një fushatë solidariteti për të luftuar efektet e COVID-19, që po bën kërdinë në Amerikën Latine. Alejandro Domínguez, presidenti i “Conmebol”, prezantoi këtë iniciativë, duke ftuar yjet e mëdhenj të futbollit të Amerikës Latine për të formuar një zinxhir donacionesh të rëndësishme. Bëhet fjalë për ata që bënë historinë e futbollit.

Në deklaratën e njësisë ekonomike thuhet se “CONMEBOL dhe shoqatat kombëtare të Kryqit të Kuq të 10 vendeve anëtare të tij bashkohen për të krijuar një fushatë bamirësie të paparë, ku të gjitha të ardhurat do të përdoren për të rikuperuar efektet e COVID-19. Së bashku për Amerikën e Jugut, të ndihmojmë përmes koleksionit më të madh të objekteve simbolike të futbollit (kopje të trofeve, veshje të yjeve të sportit tonë, artikuj historikë), të dhuruara nga sportistët ose institucionet, që do të administrohen para një noteri publik”.

Diego Maradona u përgjigj menjëherë, duke dhuruar një fanellë të autorizuar, një kopje e asaj që kishte veshur me kombëtaren e Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 1986, në Meksikë. Por, nuk u ndal këtu. Maradona tani ka sfiduar Leo Messin, që të vazhdojë zinxhirin e bamirësisë. Përveç kësaj, ai udhëzoi avokatët e tij që të koordinohen me yllin e Barçës për të përmirësuar fushatën. Një nga idetë që merret parasysh është organizimi i një takimi virtual midis tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit