Marc Gasol në gjurmët e të vëllait, kontratë 2-vjeçare me Lakers

23 Nëntor 2020
9:03
Telesport
back button

Basketbollisti spanjoll Marc Gasol ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Lakers, skuadër me të cilën më parë ka luajtur edhe vëllai i tij Pau Gasol.

Lojtari vjen nga ekipi kanadez i Toronto dhe do të përfitojë 2.56 milionë dollarë në sezon. Për të siguruar shtatlartin spanjoll, ekipi kalifornian ka shitur JaVale McGee te skuadra e Cleveland Cavaliers.

Marc Gasol, 35 vjeç, ka kaluar pjesën më të gjatë të karrierës së tij në NBA te skuadra e Memphis, por dy vitet e fundit u aktivizua te Toronto, ku dhe u shpall kampion një vit më parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit