“Marca” jep lajmin e bujshëm: Luis Suarez drejt gjigantëve të Serie A

7 Mars 2022
11:35
Alfred Lleshi
back button

Interi synon të marrë Luis Suarez. Mëngjesin e sotëm, gazeta spanjolle “Marca” shkroi se zikaltrit tashmë kanë nisur negociatat me njerëzit përreth “Pistolero”, kontrata e të cilit skadon në qershor.

Kujtojmë se bomber urugujajan ishte shumë afër fanellës së Juventusit verën e kaluar, por e pengoi mospasja e shtetësisë italiane. U mundua të merrte provimin e gjuhës italiane e pastaj të siguronte edhe pasaportën italiane, por telashet me drejtësinë e shoqëruan, sepse provimi kishte qenë i rremë.

Sulmuesi në fjalë ka vendosur të largohet nga Atletico Madridi dhe Ajax, teksa Sevilla dhe një klub brazilian i drejtuar sytë tek ai. Tani, edhe Interi e lakmon, sepse është një sulmues i sprovuar me parametra zero.

Sulmuesi i datëlindjes 1987 ka shënuar deri më tani 11 gola në 34 paraqitje me “colchoneros”, këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit