Marcelo befason mijëra njerëz me talentin e tij të ri (Video)

24 Mars 2024
12:08
Denis Hakanaj
back button

Nga mbrojtës krahu në baterist: Marcelo show.

Ish-ylli i Real Madrid, aktualisht te Fluminense, ka dhuruar spektakël në festivalin e Lollapalooza, në Brazil, duke marrë pjesë në shfaqjen e “Thirty Seconds to Mars”.

Koncerti po fillonte kur këngëtari dhe aktori i njohur hollivudian Jarde Leto ka ndezur duke veshur fanellën e Brazilit. Nuk ka kaluar pa u vënë re se ishte pikërisht ajo e Marcelo-s.

I pritur me brohoritje, futbollisti 36-vjeçar është ngjitur në skenën kryesore të Autodromit të Interlagos në San Paolo. Nuk ka bërë thjeshtë një përshëndetje: “Më thanë se duhet të premtojnë se sot do t’ju çmendin”.

Një frazë që ka bërë të shpërthejnë brohoritje dhe duartrokitje. Pas një selfie me publikun e madh pas krahëve, Marcelo ka marrë vendin e bateristit dhe i është bashkuar grupit.

Një performancë që ka ndezur publikun e pranishëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit