Marcelo: Krijuam imazh të keq, tifozët kanë të drejtë që na vërshëllyen

13 Dhjetor 2018
9:13
Alfred Lleshi
back button

Marcelo nuk beson se Real Madrid ka një problem përqendrimi, pas humbjes së Ligës së Kampionëve ndaj CSKA Moskë. Të bardhët pësuan humbjen më të rëndë (3-0) në shtëpi, në çdo ndeshje europiane, referuar historisë së shkëlqyer të klubit. Tri herë radhazi fituesit e Ligës së Kampionëve u tronditën fort në “Santiago Bernabeu”.

Fedor Chalov, Georgy Schennikov dhe Arnor Sigurdsson e ndëshkuan Real Madridin në një natë për t’u harruar në kryeqytetin spanjoll, megjithëse rezultati i së mërkurës nuk pati ndikim në renditjen në krye të Grupit G.

Duke reflektuar mbi ndeshjen e gjashtë në grup, ylli i “Los Blancos” u tha gazetarëve: "Nuk mendoj se është një problem përqendrimi. Ne kurrë nuk hyjmë në fushë me qëndrimin e gabuar, por ndoshta një pjesë e lojës tonë mund të jetë interpretuar keq.

Gjithmonë duhet të luash me dëshirë te Real Madridi. Ka mjaft kohë deri në ndeshjet e raundit tjetër, kur duhet të përmirësojmë dhe të ndryshojmë imazhin. Duhet të jemi të motivuar dhe të fluturojmë lart në “Bernabeu".

Ne gjithmonë duam të fitojmë dhe të krijojmë imazh të mirë për veten, por fatkeqësisht nuk kemi qenë në gjendje ta bëjmë këtë ndaj CSKA. Duhet të vazhdojmë të punojmë shumë. Çdo ndeshje është e ndryshme.

Kur tifozët të vërshëllejnë, është e qartë se duhet të ndryshosh diçka. Tifozët kanë çdo të drejtë për ta bërë këtë. Ne jemi të lënduar, por do të punojmë që të mos ndodhë më. Ndeshja nuk ka shkuar sikurse e prisnim”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit