Marcos Alonso “tregon dhëmbët”, tani Jordi Alba ka frikë nga më e keqja…

16 Shtator 2022
9:00
Alfred Lleshi
back button

Nëse ka pasur një lojtar që doli më i fortë nga humbja në Mynih, ai ishte Marcos Alonso. Xavi vendosi që, pavarësisht se kishte luajtur vetëm disa minuta si lojtar i Barçës në Cádiz, nënshkrimi i fundit në këtë merkato verore të startonte titullar kundër Bayernit. Ai e përmbushi plotësisht këtë premierë shumë të komplikuar evropiane, por la një dëm kolateral për… Jordi Alba.

Në Champions League, megjithatë, Jordi Alba ishte zgjedhur për debutim sezonal kundër Viktoria Plzen. Zëvendësimi i tij në Cádiz parashikoi një tjetër status titullari të veteranit në “Allianz Arena”.

Në fakt, nuk ndodhi ashtu. Marcos Alonso startoi në Mynih dhe bëri mjaft mirë në markimin e Sané, edhe pse shpejtësia e gjermanit bëri që mbrojtja e Barçës të dridhej. Ish-lojtari i Chelsea duroi stoikisht dhe shkoi nga më pak në më shumë. Ai fitoi besim ndërsa minutat kalonin, derisa përfundoi me një nga paraqitjet më të jashtëzakonshme të të besuarve të Xavi në “Allianz Arena”.

Kjo paraqitje e mirë e vendos atë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Balde, një tjetër që është përgjigjur në fillim të sezonit. Dhe kjo, apriori, lë Jordi Alba si zgjedhje të tretë.

Dy muaj para fillimit të Botërorit të Katarit, vendi i Jordi Alba në kombëtaren spanjolle mund të jetë në rrezik. Luis Enrique vështirë se do të marrë dikë që nuk luan ose bën shumë pak. Është pikërisht ky fakt që të jep ndjesinë se tani e tutje mund të ndodhë më e keqja me Albën te Barça.

Refuzimi i tij për të shkuar tek Interi, kur Barça tashmë kishte arritur një marrëveshje me klubin Italian, ishte një paralajmërim për atë që do të vinte. Alba mund ta shohë të komprometuar praninë e tij në Kupën e Botës dhe të jetë një lojtar me një prani të kufizuar te kjo Barcelonë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit