Marcos Llorente, dhe dieta e veçantë e para… dymbëdhjetëmijë viteve

18 Janar 2022
17:36
Denis Hakanaj
back button

Francisco Gento është dhe do të mbetet një mit për të gjithë futbollin spanjoll, por për dikë ishte edhe thjesht xhaxha Paco.

Marcos Llorente është stërnipi i kampionit spanjoll dhe historia e tij është mjaft e veçantë.

Tani i takon Marcos-it të nderojë dinastinë e xhaxhait, siç ka bërë në 2020-ën me paraqitjen e parë nga 12 në total me fanellën e kombëtares.

Dhe gjithçka falë një diete të para… 12 mijë viteve.

Dieta e tij është ajo e quajtur “e periudhës së Paleolitit”. Në çfarë konsiston? E ka shpjeguar vetë ai për Marca-n pak kohë më parë.

“Konsumoj vetëm produkte biologjike; peshk, mish, pulë dhe oriz. Më pas edhe disa bishtajore dhe qumësht jo të pasterizuar. Nuk ha asgjë që vjen nga gruri. Është një dietë që bazohet në atë që konsumohej në kohën e Paleolitit”.

Me pak fjalë, asgjë që përmban konservantë, ëmbëltues, yndyra dhe çdo produkt i grurit.

Ata që prisnin biftekë brontosauri mund të kenë mbetur të zhgënjyer, por sigurisht bëhet fjalë për një dietë të veçantë për një futbollist profesionist.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit