Maresca i “shkel syrin” Sancho: “E njoh mirë, por nuk është i yni. Le të shohim se çfarë do të ndodhë

29 Gusht 2024
17:45
Alfred Lleshi
back button

Chelsea mund të futet në orët e ardhshme mes Juventusit dhe Manchester United për mesfushorin-sulmues Jadon Sancho, pavarësisht se dy klubet kanë arritur praktikisht një marrëveshje për transferimin e anglezit te bardhezinjtë.

Në fakt, trajneri i bluve, Enzo Maresca, foli në konferencën për shtyp edhe për merkaton, ardhjen e mundshme të Sancho si pjesë e shkëmbimit me Sterling: “Siç thashë, nuk kemi pse të nënshkruajmë me një lojtar vetëm për për hir të merkatos.

Nëse nënshkruajmë me një lojtar që mund të na ndihmojë, atëherë jam dakord. Jadon nuk është një nga lojtarët tanë, por e njoh mirë, pasi ka kaluar shumë vite te City. Do të shohim se çfarë do të ndodhë.

Për momentin, gjëja kryesore është të fokusohemi te fusha e lojës, në punën për të përmirësuar veten. Nuk mund ta kontrollojmë tregun, jemi shumë afër fundit të merkatos dhe gjëra të minutës së fundit mund të ndodhin”.

Anglezi i lindur më 2000 krenohet me 158 paraqitje dhe 53 gola në karrierën e tij me Borussia Dortmund; 83 ndeshje dhe 12 gola me Manchester United. Në kombëtare ka luajtur 23 ndeshje dhe shënuar 3 gola.

Në “palmaresin” e Jadon Sanchez, përveç çmimit të golashënuesit më të mirë të Kupës së Gjermanisë, të fituar më 2020-2021 me Borussia Dortmund, figuron edhe një Kupë e Gjermanisë, një Superkupë e Gjermanisë, një “Carabao Cup” dhe Kupë Bote U-17.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit