Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka mbetur i kënaqur nga lëvizja më e fundit në merkato e “bluve” të Londrës. Ardhja e mesfushorit Pedro Neto është një përforcim i duhur për skuadfrën e tij.
Ndaj, Maresca shprehet mezi pret të punojë me portugezin: “Jam shumë i emocionuar, ai mund të ofrojë shumë gjëra të reja në skuadër që aktualisht na mungojnë”, tha Maresca për mediat.
“Pedro mund të luajë në krahun e djathtë, ai mund të luajë në anën e majtë, ai është shumë i mirë në lojën një me një”, u shpreh më tej trajneri italian i Chelsea.
Në fund, maresca deklaroi: “Është një opsion më shumë që kemi sepse do të ketë shumë, shumë ndeshje në sezon. Kështu që, ne kemi nevojë për një skuadër të madhe dhe konkurruese”.