Fitorja 2-1 ndaj Leicester i dha mundësi Chelsea të fitojë tri pikë të rëndësishme dhe të qëndrojë në grupin e skuadrave që janë në vendin e tretë në Premier League. Trajneri i “bluve”, Enzo Maresca, është i kënaqur me ecurinë e ekipit të tij: “Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, po ashtu edhe tri pikët”.
Italiani është i kënaqur nga loja në sulm e Nicolas Jackson: “Për mua ai po bën shumë mirë. Po punon shumë me top dhe pa top, bën përpjekje për të kuptuar mënyrën se si duam të luajmë. Ndonjëherë ne e përdorim atë pothuajse si një mesfushor, jemi të sigurt se ai do të përmirësohet lojë pas ndeshje”.
Trajneri Maresca foli edhe për problemet e dëmtimet e disa lojtarëve: “Malo ishte me ne, por fatkeqësisht gjatë natës nuk u ndje mirë, u sëmur. Pedro Neto kishte problem me kombëtaren dhe ne nuk donim të merrnim asnjë rrezik për këtë ndeshje. Në lidhje me Reece James duhet të presim ende disa ditë, kur ai do të bëjë përsëri një MRI”.
“Sezoni është ende i gjatë, duhet të jemi të kujdesshëm që të mos tolerojmë. E di që kemi një ekip të ri në moshë, që ende nuk ka përvojë, por kemi energji dhe dëshirë për të bërë diçka të mirë. Kjo duhet të na frymëzojë, pasi kështu mund të ecim gjatë në të gjitha kompeticionet”, tha Maresca.