Cole Palmer duhet të mësohet të jetë në shënjestër të goditjeve nga lojtarët e ekipeve kundërshtare, ndërkohë që reputacioni i tij si fitues i ndeshjes rritet. Ky është mendimi që ka trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, që i jep edhe një këshillë.
22-vjeçari ka shënuar 32 gola që kur mbërriti në “Stamford Bridge” në fillimin e sezonit të kaluar dhe është lideri i klubit londinez. Në ndeshjen ndaj Manchester United, rivalët vendosën dy mesfushorë për ta mbuluar Palmer, ndaj dhe mori mjaft goditje.
“Unë jam gati për këto taktike, Cole, nuk e di nëse është gati. Por ai duhet ta kuptojë se gradualisht vëmendja e kundërshtarëve ndaj tij do të rritet. Ai duhet të mësohet me faktin se do të jetë në shënjestër të futollistëve kundërshtarë”, tha Maresca.
“Gjatë sezonit të parë te Chelsea skuadrat nuk ishin aq të shqetësuara për Cole, por këtë vit ata janë të shqetësuar. Ndaj, ai duhet ta kuptojë se do të marrë më shumë vëmendje e goditje. Hapi tjetër për të është të dijë se do të jetë më e vështirë të shënojë”, tha Maresca.