Maresca mesazh lojtarëve: Më shumë se taktika ka rëndësi dëshira për të luajtur për fanellën e Chelsea

16 Shtator 2024
8:10
Telesport
back button

Chelsea arriti një fitore e vështirë me shifrat 1-0 në fushën e Bournemouth në ndeshjen e fundit në Premier League. Goli i Nkunku në minutën e 86-të ishte vendimtar për londinezët që marrin tri pikë të rëndësishme, duke qëndruar mes skuadrave që synojnë një vend në Champions.

Trajneri Enzo Maresca, duke komentuar këtë sukses, tha: “Mendoj se kemi luajtur dy ndeshje të ndryshme: në pjesën e parë kemi pasur vështirësi dhe në pjesën e dytë kemi bërë shumë më mirë”.

Arsyeja pse kemi pasur vështirësi në pjesën e parë për mua është sepse nuk kemi mundur të fitojmë duelet. Në këtolloj ndeshjeje duhet të luani në maksimumin tuaj dhe të përfundoni me një fanellë të pistë, sepse duhet të luftoni”, tha italiani.

Në pjesën e dytë ishim shumë, shumë më mirë. Performanca ndryshoi plotësisht dhe ne duhet të mësojmë këtë lloj gjëje nëse duam të ndërtojmë diçka të rëndësishme dhe duam të fitojmë ndeshje. Na duhet dëshira për të fituar duele dhe për të luftuar së bashku”, tha Maresca.

Në fund, trajneri i Chelsea shtoi: “Ne jemi ende një ekip që është në ndërtim e sipër. Po mësojmë dhe sërish dhe pas këtij takimi kuptuam se më shumë se taktika ka rëndësi dëshira. Pak nga pak do ta kuptojnë të gjithë këtë lloj gjëje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit