Maresca nuk e do më, ylli i Chelsea-t drejt gjigantëve të Serisë A

15 Tetor 2024
14:54
Denis Hakanaj
back button

Napoli po planifikon një lëvizje për lojtarin e Chelsea-t, Ben Chilwell, sipas The Sun.

Mbrojtësi i majtë anglez nuk është më pjesë e planeve të Enzo Maresca në Stamford Bridge dhe do të lejohet të largohet në vitin 2025.

Chilwell iu bashkua Bluve nga Leicester në vitin 2020.

27-vjeçari ka luajtur 107 ndeshje për gjigantët londinez, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë asiste.

Chilwell është paraqitur vetëm një herë këtë sezon, si zëvendësues në fitoren 5-0 ndaj Barrow në raundin e tretë të Carabao Cup.

Maresca tashmë ka sanksionuar largimin e tij dhe Napoli po planifikon ta marr atë në Serie A.

Gjigantët italianë kanë shpenzuar shumë në tregun e Premier League këtë verë, duke marr Scott McTominay nga Manchester United dhe Billy Gilmour nga Brighton.

Antonio Conte tani do edhe Chilwell dhe beson se ai mund të nxjerrë më të mirën nga anglezi.

Napoli synon ta marrë lojtarin e Chelsea-t në huazim në janar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit