Trajneri i ri i Chelseat, Enzo Maresca thuhet se ka kërkuar nga klubi i ri që të nisin lëvizjet për dyshen e Barcelona-s, Raphinha dhe Jules Kounde në merkaton e verës.
Sipas faqes spanjolle të lajmeve El Nacional, Maresca i ka thënë drejtuesve të Chelseat se ai dëshiron të shtojë dy yje të Barcelon-s në skuadrën e tij.
Ai është i interesuar në nënshkrimin e Raphinha-s për shkak të opsioneve jo të shkëlqyera të klubit të tij të ri dhe shpreson të forcojë mbrojtjen e ekipit të Stamford Bridge me nënshkrimin e mundshëm të Kounde këtë verë.
Ndërkohë, Barcelona mund të vendosë të shesë Raphinha dhe Kounde pasi dyshja konsiderohen si jo “thelbësore” për trajnerin e ri Hansi Flick.
Ata thuhet se kanë vendosur një çmim prej 51 milionë sterlinash për brazilianin, ndërsa çmimi i kërkuar i mbrojtësit nuk dihet ende.
Përpara sezonit 2022-23, Chelsea ishte në garë për të nënshkruar të dy lojtarët e lartpërmendur.
Sidoqoftë, Barcelona mori Raphinha-n nga Leeds në një marrëveshje prej rreth 55 milionë sterlinash dhe mori Kounde nga Sevilla për 51 milionë sterlinash.