Trajneri i Chelsea-t, Enzo Maresca, ka bërë një analizë të humbjes 4-2 të pësuar në miqësoren kundër Manchester City-t në SHBA.
“Ishte një ndeshje shumë e çuditshme, të them të drejtën, sepse ne kishim një plan shumë të mirë për mënyrën si donim të sulmonim dhe mbronim. Në pjesën e parë, me përjashtim të 5 minutave të para kur pësuam dy gola, skuadra luajti mirë”, ka thënë Maresca.
“Por ishte një ndeshje e çuditshme sepse t’i e planifikon në një mënyrë, më pas pëson dy gola që ndryshojnë gjithçka. Çfarë mund të them për pjesën e parë? Skuadra ishte mirë me topin, krijoi raste, gjetëm lojtarët e duhur në hapësirat e duhura.
“Në mungoi cilësia në 16 metrat e fundit; veçanërisht në përballjet një kundër një. Në krahun e Malo Gusto-s e prisnim, por në krahun tjetër mund të kishim bërë më mirë. Kjo është analiza ime për ndeshjen”.
Chelsea do të kthehet në fushë të martën për t’u përballur me Real Madrid.