Mariano dhe 50 mln euro, Reali hidhet në sulm për objektivin madhor të Barçës

23 Prill 2019
15:12
back button

Real Madrid nuk e ka harruar Matthijs de Ligt, pavarësisht faktit se raportimet e fundit thonë se holandezi ka arritur marrëveshjen me Barcelonën.

“Don Balon”, media e njohur për skupe të mëdha në merkato ka zbuluar se Florentino Perez po përgatit një ofertë ndryshe për të bindur Ajaxin, që të marrë shërbimet e 19-vjeçarit, që cilësohet si Sergio Ramos i së ardhmes.

Do të jenë 50 milionë euro që do të shkojnë në arkën e Ajax dhe kartoni i Mariano Diaz, që vlerësohet në 30 milionë euro. Në total një ofertë prej 80 milionë euro, e njëjtë me atë të klubit katalanas.

Diferenca sipas “Don Balon” është pikërisht sulmuesi spanjoll që do i bënte shumë punë ekipin të drejtuar Erik Ten Hag. Aktualisht Ajax në sulmues 9-sh ka vetëm Huntelaar dhe Dolberg, njëri tepër i moshuar dhe tjetri nuk jep siguri. Për këtë, Mariano do ishte zgjidhja e duhur për klubin holandez.

Detaje tjetër që bën diferencën në ofertën e Real Madridit, gjithnjë sipas medies spanjolle është paga që do t’i ofrohet mbrojtësit. De Ligt do të paguhet 11.5 milionë euro në sezon, dyfishi i pagës që i ka premtuar Barcelona.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit