Mario Mitaj debuton me fitore dhe si titullar! Komentatori arab çmendet pas shqiptarit, që iu afrua EUROGOLIT (VIDEO)

24 Shtator 2024
22:40
Telesport
back button

Al Itihadi triumfoi me rezultatin 3-0 në duelin ndaj Al Ain ne King Cup ku bëri debutimin edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, i cili u aktivizua në rolin e mesfushorit të qendrës, një pozicion ky që e kemi parë shpesh edhe te Lokomotiv Mosca edhe pse te kuqezinjte luan ne krah te majte te mbrojtjes.

Mitaj qëndroi në fushë 71 minuta, teksa u zëvendësua nga Aouar, kur rezultati ishte 3-0. Golat për vendasit e Al Itihad, u shënuan nga Al Shehri që spikati me dopietë, ndërkohë që në minutën e 29-të, miqtë e Al Ain shkaktuan autogol. Falë këtij triumfi Al Itihad siguroi kuafiliminin për në raundin e 1/8-ve të “King Cup”.

AKSION I MITAJ – VIDEO

AKSION MITAJ – VIDEO

PASIM I MITAJ – VIDEO

Per Mitaj nje paraqitje dinjitoze por edhe disa momente te bukura, mes tyre nje tentative nga thuajse 25 metra me topin e grushtuar nga portieri pasi do te kishte qene ndoshta goli i vitit per nga forca dhe precizioni. Nje goditje qe ka cmendur edhe komentatorin arab.

VIDEO E MITAJT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit