Marku kthehet me fitore, kundërshtari reziston vetëm 54 sekonda (VIDEO)

2 Shtator 2023
19:32
Denis Hakanaj
back button

“Unë do ta gjuaj. E di që do të përpiqet të boksojë, do të përpiqet të vrapojë, por unë do të jem shumë për të dhe do ta mund, duke qëndruar i pamposhtur”.

Këto kanë qenë deklarata e bëra nga boksieri shqiptar Florian Marku para sfidës me irlandezin Dylan Moran.

Fjalët e Markut kanë rezultuar të vërteta, duke parë se kundërshtari i tij ka rezistuar vetëm 54 sekonda dhe e ka humbur sfidën me “KO” që në raundin ne parë.

Për Markun ky është një rikthim i suksesshëm në ring pas më shumë se një viti pushim, për shkak dëmtimi dhe operacionit që kreu në dorë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit