“Maroku?”, Mascherano: Precedent i rrezikshëm, tani mund ta bëjnë të gjithë

27 Korrik 2024
13:43
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Argjentinës Olimpike, Javier Mascherano, rikthehet për të folur për atë që u pa si një skandal i vërtetë në vendlindjen e tij, atë fund të zjarrtë të ndeshjes kundër Marokut me çrregullime të lidhura mes fushës dhe tribunës, ndërsa Seleccion përgatitet të sfidojë Irakun.

Këto janë fjalët e tij për TycSports, të cilat fillimisht fokusohen në anën e fushës:

“Këto orë i kaluam mirë, padyshim që në fund të ndeshjes ishim të zhgënjyer nga e gjithë situata me të cilën duhej të përballeshim.

“Por në çdo rast, mendojmë për ndeshjen e radhës, do të përpiqemi të luajmë një ndeshje të mirë dhe të marrim maksimumin prej saj, për të mbledhur tre pikët, të cilat do të na jepnin mundësinë të vazhdojmë në luftën për të kaluar grupin”.

Mascherano më pas ka paralajmëruar: “Jeta institucionale është një gjë, jeta sportive është tjetër. Është e qartë se ajo që ndodhi ka krijuar një precedent të rrezikshëm.

“Në ditët e sotme në çdo ndeshje ndërkombëtare, çdo tifoz i një ekipi mund të pushtojë fushën në fund dhe mund të kalojë një orë e gjysmë, duke e ditur se minutat e fundit mund të luhen edhe 2 orë më vonë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit