Marotta “djeg” konkurrencën, gati sulmi për zbulimin e La Liga-s

21 Nëntor 2024
15:19
Telesport
back button

Inter-i duket se ka vënë në shënjestër për sezonin e ardhshëm një nga zbulimet e kampionatit spanjoll.

Bëhet fjalë për Jon Aramburu, mbrojtësi i djathtë venezuelian i Real Socidead, i cili ka rënë në sy verën e kaluar në Copa America.

Pas një viti përshtatje në ekipet e moshave, baskët e kanë marrë lojtarin e datëlindjes 2002 në ekipin e parë këtë vit.

Aramburu ka fituar një vend si titullar falë paraqitjeve të tij shumë të mira. Sipas Fichajes.net, Inter-i e ka vënë në shënjestër dhe po kërkon të nisë kontaktet për ta siguruar.

Qëllimi i zikaltërve është që të djegë konkurrencën e klubeve të mëdha të Europës. Real Sociedad e vlerëson 10 milionë euro lojtarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit