“Frattesi është një djalë shumë i mirë dhe një profesionist i mirë. Ai absolutisht nuk ka kërkuar të transferohet”. Janë këto fjalët e presidentit të Inter, Beppe Marotta, i cili sqaron situatën e mesfushorit Davide Frattesi, në qendër të thashethemeve për një transferim në merkaton e janarit.
“Ky është një treg ku kërkesat mund të arrijnë nga një ditë në tjetrën, – tha Marotta, që shtoi: – Ne nuk duam të shesim askënd. Nëse një lojtar tregon vullnetin për të ndryshuar ne do ta dëgjojmë atë. Por sot nuk ka elemente konkrete për të thënë që Frattesi kërkon të ndryshojë ekip”.
Marotta u fokusua edhe në merkaton e janarit: “Do të ketë disa ndryshime, por nuk do të ketë revolucion. Do të ketë ndryshime të vogla sepse ne kemi një skuadër konkurruese të përbërë nga lojtarë seriozë të rinj dhe profesionistë. Është e qartë se do të bëhet një monitorim”.
Edhe trajneri Simone Inzaghi konfirmoi mbështetjen ndaj Frattesi: “Unë e llogaris Davide, ai është plotësisht i përfshirë në projekt. Ai do të donte më shumë hapësirë, por e di që ka edhe konkurrencë. Nuk kam patur asnjë zënkë me të dhe duam të ecnim përpara me të”.







