Marotta është gati të mbyllë një goditje dhe po përgatit dy për qershorin

21 Janar 2022
22:08
Denis Hakanaj
back button

Inter lëviz në merkato.

Beppe Marotta duket se është me të vërtetë i vëmendshëm ndaj okazioneve të mundshme, jo vetëm për këtë merkato të dimrit, por edhe për atë të verës së ardhshme.

Në këto ditë mund të vijë një dhuratë e papritur për trajnerin Inzaghi pas intensifikimit të kontakteve me Eintracht Frankfurt për të marrë Filip Kostic, mesfushor krahu sulmues 29-vjeçar.

Drejtuesit, dhe më saktasisht administratori i deleguar zikaltër, duket se ka gjetur zëvendësuesin perfekt të Ivan Perisic, kontrata e të cilit skadon në qershor dhe ka pak mundësi që të rinovohet.

Edhe pse negociatat me klubin gjerman nuk janë të lehta, milanezët janë optimistë për finalizim me sukses të operacionit.

Dhe nëse operacionet për merkaton e janarit duken të limituara, ato për qershorin duket se janë të qarta që tani. Marotta, në fakt, nuk e ka fshehur kurrë se ndjek me vëmendje Scamacca-n dhe Frattesi-n, dy lojtarë të Sassuolo-s me shumë perspektivë.

Në këtë rast do të duhet mposhtur konkurrenca, por zikaltrit janë gati të realizojnë goditjen e dyfishtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit