Marotta, mjeshtri i merkatos falas. Në radarët e tij janë Chiesa dhe David për vitin 2025

16 Gusht 2024
8:01
Alfred Lleshi
back button

Giuseppe Marotta i pëlqen transferimet falas. Nja dy herë në vit ai përpiqet të peshkojë nga ata që kanë mbetur lojtar të lirë. Këtë vit Taremi dhe Zielinski, vitin e kaluar Thuram, dy vjet më parë Onana. Natyrisht, nevojitet një bonus nënshkrimi, i cili është më i ngjashëm me blerjen e një lojtari të mundshëm, por është ende një kosto shtesë që mund të jetë e pranueshme.

Pra, ndër të rrallët që iu skadojnë kontratat verën e ardhshme janë Jonathan David dhe Federico Chiesa, dy profile që mund të jenë me interes për shkak të moshës, të rinj të dy, dhe mbi të gjitha rishitjes së mundshme. Dhe, në përgjithësi, do t’i jepnin një përmirësim të mëtejshëm skuadrës zikaltër.

Situata e Jonathan David – Me kalimin e muajve u pëlqye nga ekipe të ndryshme, por në fund nuk arriti kurrë propozimi i duhur. Për këtë arsye ai mund të qëndrojë te Lille edhe për një vit, për të zgjedhur lirshëm më pas. Këtë e ka konfirmuar ditët e fundit edhe presidenti i Lille, Olivier Letang.

Situata e Federico Chiesa – Thiago Motta e ka thënë qartësisht se nuk do ta aktivizojë. Është e vështirë, nëse jo pothuajse e pamundur ta bësh të ndryshojë mendje. Ai ka një rrogë të lartë, por të kapshme për arkat e Interit, pastaj do të varet shumë nga kërkesat, pak si me Dybala disa vite më parë.

E sigurt është se qëndrimi i palëvizshëm për një vit mund të jetë një problem (dhe i madh) edhe për ata që shkojnë ta blejnë, jo vetëm për Juventusin, që do ta humbiste falas. Në orët e fundit ka pasur interesime nga Roma dhe Milani, por situata tashmë duket gjithnjë e më e komplikuar. Shumë do të varet nga ajo që do të ndodhë në të ardhmen e afërt, para përfundimit të merkatos. Në limite, Chiesa mund të gjejë ndonjë ekip që ia plotëson kushtet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit