Marotta nuk mbyll merkaton e Inter: Jemi vigjilentë dhe gati të ndërhyjmë nëse duhet

31 Korrik 2024
8:54
Telesport
back button

Merkato e Inter vijon të jetë e hapur dhe për atë që pritet të ndodhë në muajin e fundit të transferimeve ka folur presidenti zikaltër Beppe Marotta: “Ne jemi të kënaqur me Taremin. Mendoj se kolegët e mi, Piero Ausilio dhe Dario Baccin, ishin shumë të shpejtë në marrjen e shërbimeve të tij”.

Jemi të lumtur që e kemi me vete, mendoj se mund të japë një kontribut të madh”, tha Marotta, që u shpreh edhe për të ardhmen e Valentin Carboni: “Po flasim me Marsejën. Por unë besoj se do të përfundojmë një transferim të përkohshëm duke e mbajtur gjithmonë nën kontroll dhe të lidhur pas nesh”.

Për afrimet e reja gjatë muajit gusht, presidenti i Inter nuk tha asgjë konkrete, por u shpreh vetëm: “Do të shohim se çfarë do të ndodhë, është ende një muaj i gjatë për të parë përreth mundësitë që do të krijohen. Ne jemi vigjilentë dhe gati të ndërhyjmë nëse do të jetë e nevojshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit