Një Inter që shkëlqen në fushë, një staf drejtues që punon për të patur një skuadër kompetitive. Nëse për të parën kujdeset Simone Inzaghi, ai që bën strategjinë e merkatos është presidenti Beppe Marotta.
Pas fitores 1-0 ndaj Arsenal në Champions ka folur për mediat shefi i klubit zikaltër. Ai ka zbuluar planet që ka klubi për merkaton e janarit: “Ne nuk kemi ndonjë nevojë të veçantë, ka një ekuilibër në ekip midis të rinjve dhe ekspertëve”.
“Mendoj se nuk kemi nevojë për të kryer operacione të mëdha në merkaton e janarit përveç mundësive të mëdha që mund të krijohen për të patur pranë të rinj interesantë për të ardhmen”, shtoi Marotta.
Në fund, presidenti i Inter ka folur për të ardhmen e trajnerit Simone Inzaghi, për të cilin thuhet se mund të shkojë në Premier League. “Thashethemet për Inzaghi dhe Premier League nuk janë të verteta. Cikli i tij tek Inter nuk ka përfunduar“, tha Marotta