“Objektivi i radhës i Interit? Ëndrra është Liga e Kampionëve. Ngritja e stekës nuk është një akt supozimi, por krenarie dhe ndërgjegjësimi. Ne duhet të përpiqemi, gjëja e rëndësishme është të mos kemi keqardhje”.
Këto janë fjalët e Beppe Marotta, i cili vendos objektivat e Interit tani në rolin e presidentit: “Unë jam mirënjohës ndaj ‘Oaktree’ për besimin e treguar. Mbështetem në një strukturë të fortë korporate, në një ekip profesionistësh shumë seriozë dhe të aftë, si dhe në një publik e cila është vlera jonë e shtuar. Do ta vë në praktikë përvojën e mëparshme.
Ajo që u bë nën drejtimin tim nuk është asgjë e jashtëzakonshme, sepse ky ishte një ekip i mësuar të fitonte, – shtoi Marotta ekskluzivisht për “Sette”. – Kaloi një periudhë errësire dhe vuajtjeje. Tani jemi kthyer në Interin që ka qenë gjithmonë në histori, qëllimi është të ngjitemi sa më lart”.
Për stadiumin e ri: “Na mungon një shtëpi. Sot kemi ‘San Siro’, të cilin e ndajmë me një ekip tjetër, por një hapësirë e jona do ta forconte ndjenjën e madhe të përkatësisë, çka është karakteristikë e rëndësishme në jetën e një klubi futbolli. Ne po bëjmë gjithçka për ta realizuar këtë ëndërr tonën dhe tifozëve, le të luftojmë me burokracinë italiane që vonon kohën”.
Një mendim edhe për “BigRom”: “A do të doja që Lukaku të kthehej? Të gjithë i detyrohemi Lukakut për atë që bëri, gjithmonë ka punuar shumë dhe ka bërë mirë. Le ta kujtojmë për këtë; për gjërat e mira, jo për të këqijat. Me të fituam titullin, do të mbetet në historinë e Interit”.