Marotta: Synojmë të përsëritim vitin e kaluar por ka edhe pretendentë të tjerë, kujdes nga Atalanta

10 Shtator 2024
9:03
Telesport
back button

Inter kampion i Italisë është mes skuadrave që kryesojnë renditjen edhe këtë sezon, ku sërish mbeten favoritët për titull.

Presidenti i Inter, Beppe Marotta, ka folur për shanset që zikaltërit kanë për të fituar kampionatin. “Sigurisht që jemi aty për t’u përsëritur. Gjithsesi, ka edhe pretendentë të tjerë që synojnë lart ashtu si ne”.

Janë pretendentët e zakonshëm, që ashtu si Inter mund të fitojnë titullin. Nuk ka asgjë të sigurtë. Vitet e fundit asnjë ekip nuk ka arritur të fitojë dy tituj radhazi, ndaj duhet kujdes, sidomos kur sheh këtë kalendar të ngjeshur”, tha Marotta.

Këtë vit do të shtoja Atalantën si kandidatë, e cila ka autoritet dhe meriton mirënjohje për atë që ka bërë dhe për pozicionin e fituar vitet e fundit në nivel kombëtar dhe Europian”, tha Marotta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit