Marotta zbut tonet për polemikat e Contes dhe “zyrtarizon” Sanchez!

5 Gusht 2020
20:58
Telesport
back button

Beppe Marotta, administrator i deleguar i Interit, përpara ndeshjes ndaj Getafes, analizoi për “Sky Sport” disa tema, mes tyre blerjen e Alexis Sanchez, por edhe krisjen me Antonio Conten.

”Fjalët e Conte pas Atalanta? Duhet të them se një kapitull i rëndësishëm përfundoi të shtunën, një kampionat anormal për shkak të vështirësive të regjistruara”.

“Një tjetër etapë e rëndësishme është rihapja e Europa League. Ekziston uniteti i qëllimit dhe lidhjes me klubin, duke u përpjekur të respektohen objektivat e pronësis”.

“A ekziston mundësia për të vazhduar me Conten? Ai foli qartë dhe shpjegoi projektin! Kush është në futboll e di që këto dinamika janë pjesë e lojës, jetojmë me këtë mënyrë, nuk ka asnjë pozicion nga ana jonë”.

“Sanchez? Pritet ende zyrtarizimi por tashmë do të vazhdojë me ne edhe për 3 vitet e ardhshme pasi kemi gjetur një akord të kënaqshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit