Marrëdhënie me një punonjëse, skuadra ikonë e NBA-së pezullon trajnerin

22 Shtator 2022
8:17
Telesport
back button

Trajneri i ekipit të Boston Celtics, Ime Udoka, është pezulluar pa afat nga klubi, pasi ka thyer rregullat brenda klubit. Ai ka patur një marrëdhënie me një nga punonjëset e kësaj skuadre.

Udoka nuk do të humbasë liçensën e trajnerit dhe pezullimi ka ardhur nga klubi dhe jo nga NBA. Ndaj trajnerit priten masa të rrepta disiplinore nga ana e klubit, që mund ta përjashtojnë për një vit.

Një lajm që ka befasuar të gjithë, sidomos kur javën e ardhshme nis faza përgatitore dhe Celtics janë ndër ekipet pretendente për titull. Në vend të Udoka, në krye të ekipit do të jetë një nga asistentët e tij, Joe Mazzulla.

Edhe pse marrëdhënia mes trajnerit dhe punonjëses ka qenë konsensuale, me dëshirën e vetë vajzës, Ime Udoka ka thyer rregullat e klubit. Boston do të luajë ndeshjen e parë sezonale më 18 tetor ndaj Philadelphia.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit