Marrëveshja, kompania italiane furnizuese e vetme e gomave deri vitin 2024

8 Mars 2021
12:58
Telesport
back button

Përmes një njoftimi zyrtar, Pirelli konfirmon se ka gjetur një marrëveshje me FIA dhe Formula 1, për t’i furnizuar me goma të gjitha skuadrat deri në vitin 2024. Fillimisht marrëveshja ishte deri në vitin 2023, por palët vendosën ta shtyjnë edhe me 12 muaj të tjerë, për shkak të pandemisë, që shtyu me 12 muaj edhe aplikimin e rregullave të reja të garave.

Stefano Domenicali, presidenti i Formula 1, tha: “Pandemia shkaktoi probleme për të gjithë, kudo në botë. Edhe Formula 1 u prek nga kjo pandemi, ndaj jemi entuziastë për këtë marrëveshje me Pirelli. Ata janë të vetëdijshëm për pozicionin strategjik që kanë në sportin tonë, po punojnë fort dhe kjo tregohet nga impenjimi i tyre, pasi kanë rreth 70 vjet në sportin tonë”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit