Marrëveshje e mbyllur, golashënuesi i Copa America transferohet në Londër

17 Korrik 2019
14:05
back button

Nuk ka më dilema dhe alternativa për të ardhmen e sulmuesit brazilian, Everton. 

23-vjeçari do të jetë pjesë e Arsenal sipas “Fox Sports”. Klubi anglez ka arritur marrëveshjen me Gremio për transferimin e sulmuesit anësor për 40 milionë euro.

Everton do të kryejë vizitat mjekësore në Brazil, para se të niset drejt Europës dhe të firmosë kontratën me klubin londinez. Arsenal ka qenë në qendër të kritikave sepse asnjë përforcim i duhur nuk është kryer deri tani, edhe pse trajneri Emery tha publikisht se do të ketë blerje të mëdha nga “Topçinjtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit