Martin fiton garën sprint të MotoGP në Australi dhe thellon diferencën me Bagnaia

19 Tetor 2024
8:53
Telesport
back button

Piloti spanjoll i Ducati Pramac, Jorge Martin, fitti sot në mëngjes garën sprint në MotoGP, e vlefshme për Cmimin e Madh të Australisë. Në pistën e Phillip Island, kryesuesi i botërorit bëri një paraqitje të mirë, duke dominuar në pistë.

Në vendin e dytë u klasifikua një tjetër spanjoll, Marc Marquez me Ducati Gresini, ndërkohë që podiumi kompletohet me italianin Enea Bastianini (i treti) me Ducati zyrtar. Vetëm i katërti italiani tjetër Francesco Bagnaia, kampioni i botës në fuqi.

Ky triumf i Martin konsolidon kreun e renditjes së pilotit spanjoll, që tashmë ka 16 pikë avantazh ndaj Bagnaia, në një duel “kokë më kokë” për titullin. Mëngjesin e së dielës do të zhvillohet gara e Australisë, që pritet më mjaft interes.

Gara sprint e Australisë konfirmoi edhe një herë dominimin e motorit Ducati, me pesë pilotë në pesë vendet e para.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit