Martinez dhe rituali që i dhuroi fitoren Botërorin Argjentinës pas humbjes befasuese ndaj Arabisë

4 Mars 2023
16:08
Denis Hakanaj
back button

Cristian Romero ka zbulua ritualin unik të Lisandro Martinez para ndeshjes. Mbrojtësi i Manchester United prezantoi zakonin e tij pas humbjes befaseuse të Argjentinës ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e tyre hapëse të Kupës së Botës – dhe skuadra nuk u ndal më.

Albiceleste fitoi Botërorin e parë që nga viti 1986. Tani i rikthyer tet Spurs, Romero ka reflektuar për ritualin e Martinez që përkoi me kthesën në formë të kombëtares.

24-vjeçari tha për TyC Sports se Martinez bleu një tufë palo santo, të cilat janë copa të vogla druri që lëshojnë një erë të këndshme pishe dhe limoni.

“Pas ndeshjes kundër Arabisë Saudite, ne vendosëm të ndryshonim energjinë e keqe, kështu që çdo herë para ndeshjeve, unë, Molina dhe Martinez ishim në dhomën e zhveshjes dhe ndezëm palo santos kudo për të ndryshuar energjinë”.

Nuk dihet nëse Martinez ka përsëritur të njëjtën lëvizje te Manchester United për të ndihmuar në ndryshimin e formës së tyre të jashtëzakonshme të vitit 2023.

Por sigurisht që dukej se e bëri efekt për Argjentinën. Pas asaj humbje kundër Arabisë Saudite, Argjentina arriti të dilte nga grupi me fitore ndaj Meksikës dhe Polonisë.

Në paraqitjen e tij të 1000-të në karrierë, Messi udhëhoqi ekipin kundër Australisë në 1/8-at, përpara se Argjentinës t’i duheshin penalltitë për të kaluar holandezët pas 120 minutave dramatike.

Kroacia u mposhte në gjysmëfinale përpara se Argjentina të fitonte në finale kundër Francës në ndeshjen ndoshta më të madhe të të gjitha kohërave në Kupën e Botës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit