E vërteta është ne syte te gjitheve. Të paktën sipas trajnerit të Chelsea, Enzo Maresca, i cili beson se ishte “shumë e qartë për të gjithë” që Lisandro Martinez duhej të ishte përjashtuar me te kuq per nderhyrjen “e rrezikshme” ndaj Cole Palmer gjatë ndeshjes se barazuar 1-1 kundër Manchester United.
Penalltia e Bruno Fernandes u barazua nga gjuajtja e mrekullueshme e Moises Caicedo qe fiksoi rezultatin përfundimtar 1-1, megjithatë trajneri i Bluve protestoi për kartonin e kuq që arbitri Robert Jones nuk i dha mbrojtësit argjentinas të Djajve të Kuq për nderhyrjen ndaj Palmer. Dhe të gjitha pas rishikimit të VAR.
Akuza. “Unë mendoj se është shumë e qartë për të gjithë ne, por arbitri mori një vendim tjetër,” tha Maresca pas ndeshjes. “Kur nuk shkon për topin, por vetëm për kemben e kundershtarit, meriton te kuq. Nuk ka asnjë qëllim për të marrë topin dhe është e rrezikshme”, tha Maresca.