Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka pohuar se është i shqetësuar për sigurinë e Cristiano Ronaldos pasi tifozët pushtuan fushën gjatë fitores 3-0 kundër Turqisë në Euro 2024.
Të shtunën, Portugalia regjistroi triumfin e dytë radhazi në Euro 2024. Bernardo Silva shënoi golin e hapjes në minutën e 21-të përpara se Samet Akaydin ta fuste topin në rrjetën e tij shtatë minuta më vonë.
Bruno Fernandes shënoi golin e tretë të skuadrës së tij pas asistit të Ronaldos në minutën e 55-të të ndeshjes.
Megjithatë, një debat u hap kur kapiteni i Portugalisë pozoi për një selfie me një djalë të ri, 20 minuta nga fundi i ndeshjes. Më vonë, pesë tifozë të tjerë gjithashtu dolën në fushë për të takuar sulmuesin veteran.
Në një konferencë për shtyp pas ndeshjes, Martinez ndau mendimet e tij për Ronaldon dhe episodit me tifozët:
“Është një shqetësim sepse ishim me fat që qëllimet e fansave ishin të mira. Mendoj se të gjithë e duam një fans që njeh yllin e madh dhe ikonat e mëdha… por mund ta kuptoni se do të ishte një moment shumë, shumë i vështirë nëse këto synime do të ishin të gabuara”.
Bernardo Silva gjithashtu shtoi:
“Është çmimi që paguajmë për faktin se jemi kaq të njohur në botën e futbollit dhe kemi një lojtar si ai me ne”.