Martinez tremb City-n: De Bruyne mund të largohet

5 Qershor 2020
17:11
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, ka thënë se Kevin de Bruynë mund të largohet nga Manchester City.

Qytetarët rrezikojnë një përjashtim  dyvjeçar nga Champions League dhe Martinez beson se mesfushori mund të konsiderojë një transferim nëse apeli i klubit për hedhjen poshtë të vendimit të UEFA-s nuk do të jetë i suksesshëm.

“Kevin është një fitues. Mendoj se do të marrë gjithçka në  konsideratë”, ka thënë Martinez për Bein Sports.

“Ai është në kulmin e formës së tij në këtë moment, por duhet të mendojë se çfarë do të ndodhë në katër ose pesë vitet e ardhshëm. Kevin është i pjekur dhe do të mendojë për gjithçka para se të marrë një vendim”.

“Besoj se e ardhmja e klubit në Champions League dhe e ardhmja e trajnerit do të kenë një ndikim të madh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit