Marvin Çuni zgjedh t’i bashkohet lojtarit të kombëtares, 2 mln euro transferim!

4 Shtator 2024
16:09
Telesport
back button

Marvin Çuni, një aventurë e re për një shifër të befasishme. Lojtari shqiptar, i cili është njohur fillimisht në akademinë e klubit më të madh në Gjermani, Bayern, ka vendosur të vazhdojë karrierën në kampionatin rus.

Fantazisti 23-vjeçar do të bashkohet me legjionarin tjetër kuqezi, Mirlind Daku, te Rubin Kazan. Mediat lokale në Rusi raportojnë se klubi nga Kazani është i gatshëm të investojë 2 mln euro për Çunin, vlera e të cilit deri sot ishte rreth 900 mijë euro.

Lojtari i lindur në Gjermani vjet mbylli një sezon të mirë te Frosinone për aq ndeshje sa luajti. Ai numëron dy gola dhe një asist në 27 ndeshje gjithsej në futbollin italian.

Çuni deri tani ka luajtur vetëm një ndeshje me kombëtaren shqiptare (miqësoren me Bullgarinë. Trajneri Sylvinho e pëlqen si lojtar, por në rolin e tij ka shumë konkurrencë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit