Masa ekstreme ndaj tifozëve të Barcelonës, Championsi me probleme

23 Shkurt 2020
10:57
Eraldo Harlicaj
back button

Napoli do të presë Barcelonën në shtëpi në ndeshjen e parë që do të luhet në kuadër të Champions Leagues. Autoritetet italiane kanë ngritur alarmin për virusin Corona dhe do të kontrollojnë me rigorizitet çdo tifoz të Barcelonës që do të futet në Itali. 

Ata do të bëjnë matjen e temperaturës dhe çdo person që është me grip do të shkojë menjëherë në spital. Ai do të vendoset nën vëzhgimin e mjekëve të specializuar. Situata është alarmante në Itali, pasi janë publikuar 60 raste të tjera dhe kanë vdekur 2 persona si pasojë e virusit Corona. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit