Masakrohet Cutrone, ja gjesti i ulët që tërboi tifozët e Milanit!

23 Shkurt 2020
10:50
back button

Milan u barazua në fund nga Fiorentina 1-1 mbrëmjen e kaluar nga një 11-metërsh i shndërruar në gol nga Pulgar. Pikërisht ky 11-metërsh u fitua nga një “ish” i madh i sfidës si Patrick Cutrone. Ky i fundit ka luajtur që në moshë të vogël për ngjyrat e Milanit dhe njihet si tifoz i madh i kuqezinjve.

Sidoqoftë, ish-sulmuesi i “Djallit” është masakruar në rrjetet sociale nga tifozët e Milanit. Kjo për shkak të një gjesti mjaft të ulët, të paktën kështu është konsideruar nga të gjithë. Cutrone në momentin që ka fituar 11-metërshin, ka shkuar pranë Chiesës dhe Pulgar duke iu lutur për ta goditur ai penalltinë. “Ju lutem më lejoni ta godas un këtë penallti”, mësohet të jetë shprehur Cutrone.

Sulmuesi me sa duket kërkoi me ngulm që të shënonte ndaj ish-ekipit të tij, si për t’i treguar se kanë gabuar që e kanë larguar. Kjo gjë ka zgjuar një acarim të madh te tifozët kuqezi, të cilët kanë sulmuar Cutronen në Twitter dhe Instagram me komente të pafundme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit