Mashtrimi i ish-yllit të Bundesliga-s: Gruaja ime bënte gjithçka në vendim tim

5 Dhjetor 2018
17:50
Denis Hakanaj
back button

Me fundin e pranverës vjen edhe fundit i kampionatit. Dhe pas rreth dy muajsh pushim, klubet pretendojnë që futbollistët të rinisin stërvitjen? Përgatitja fizike, ndër të tjera, është periudha më e vështirë  e sezonit dhe pothuajse askush nuk ka dëshirë të djersijë. Kjo teori është konfirmuar nga ush-ylli i Bayer Leverkusen, Kießling, që ka deklaruar se ka mashtruar mbi ushtrimet e përgatitjes fizike në  të kaluarën falë… gruas.

Për shkak të gjatësisë së tij (191 cm), pika e tij e fortë nuk ka qenë asnjëherë vrapimi, por ishte gjithmonë një nga të parët që sakrifikohej për ekipin kur duhej. Por nuk i pëlqente shumë të vraponte më kot. Kështu, kur kishte mundësi, ia besonte disa nga stërvitjet bashkëshortes së tij. Si? Është shumë e thjeshtë. Stërvitjet jashtë qendrës stërvitore zhvillohen në autonomi dhe duket se kishte një mënyrë për t'i anashkaluar. Fati më i madh i Kießling? Përveç talentit, gruaja: jashtëzakonisht atletike dhe gati për të bërë detyrat e shtëpisë të burrit për të qëndruar në formë.

Image result for Norina Kießling

Kështu, sulmuesi i lindur në Bavari në 1984-ën ia dorëzonte bashkëshortës orën që maste frekuencat kardiake dhe gjithçka ishte e mbaruar. "Nuk i kam bërë kurrë plotësisht ushtrim përgatitore", ka thënë ai për "SportBild". "Të japin një orë që mat frekuencën kardiake dhe memorizon gjithë ushtrimin. Duke parë se gruaja ime është shumë atletike, ajo ka bërë disa vrapime me karakteristikat e mia. E ka bërë aq mirë, sa askush nuk e ka vënë re".

Sot Kießling nuk  ka më nevojë të mashtrojë: pas 12 vitesh te Leverkusen, ai është tërhequr nga futbolli dhe është krahu i djathtë i Rudi Voller. Sigurisht, nuk është shembulli më i mirë për të rinjtë e "aspirinave", por s'ka problem…

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit