Materazzi bën prognozën e sezonit të ri: Interi mbetet favorit në Serie A, Juve po bën mirë në merkato

4 Korrik 2024
11:30
Alfred Lleshi
back button

“Interi? Mendoj se si skuadër po dominon edhe në nivel loje. Favoriti është gjithmonë ai që ka fituar titullin dhe për mua mbetet Interi, përtej faktit se është edhe çështje zemre”. Kështu u shpreh Marco Materazzi, në margjinat e eventit të prezantimit të partneritetit të ri mes Serie A dhe Enilive, gjatë të cilit u zbulua edhe logoja e re e kampionatit italian të futbollit.

“Juventusi? Po i bën gjërat mirë. Bardhezinjtë kanë punësuar një trajner të ri, por me shumë përvojë, i cili është dëshmuar më se i vlefshëm. Është për të ardhur keq, sepse ai ishte një shoku im i skuadrës fituese të tripletës dhe tani do të duhet të bëjë mirë për Juventusin”, – bën shaka kampioni i botës për Thiago Motta, me të cilin shton se nuk ka biseduar: “Nuk flas me të si trajner i Juventusit…; po bëj shaka”.

“Napoli ishte surpriza e kampionatit të kaluar, sepse me skuadrën që ka sigurisht që duhet të kishte bërë më mirë, – është komenti për napolitanët e drejtuar tashmë nga Conte. – Sigurisht, ai është një trajner që ju jep ato 10-12 pikë për kampionat”.

Më pas, ish-mbrojtësi i Interit foli për Serie A dhe tregun e transferimeve, konkretisht për Lukakun: “Ai bëri xhiron e 7 klubeve, por deri më sot e vetmja skuadër ku ka fituar është Interi. Ndoshta po të isha unë do të kërkoja falje për të kaluarën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit